Zemri Qamili: Shqiptarët kanë ngritje në të gjitha nivelet e përfaqësimit në MPB

Maqedonia

Zemri Qamili: Shqiptarët kanë ngritje në të gjitha nivelet e përfaqësimit në MPB

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:17

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili, hedh poshtë të gjitha zërat e publikuar gjatë ditës së sotme në disa media, kinse kuadrot shqiptare janë zhgraduar nga postet e rëndësishme nëpër disa sektorë të MPB-së. E vërteta është se ka pasur emërime të reja nëpër poste të ndryshme udhëheqëse nëpër MPB, dhe në këtë kuadër ka ngritje të përfaqësimit të shqiptarëve, jo vetëm se në nivel të Shkupit, por edhe në nivel republikan.

Sipas Qamili, ngritje të kuadrove shqiptare nëpër pozicione udhëheqëse kemi si vijon: 15 në Shkup, 3 në Kërçovë, 2 në Kumanovë, 2 në Manastir, 2 në Tetovë, 3 në Ohër, 1 në Kërçovë, 1 në Makedonski Brod. Po ashtu, policët shqiptarë kanë ngritje profesionale nëpër sektorë të ndryshëm nëpër të gjitha pikat kufitare.

“Me 3 sektorë të Drejtorisë për Siguri dhe Kndërzbulim, do të udhëheqin kuadro shqiptare, që deri më tani kurrë nuk i udhëhequr shqiptarët. Praktikisht, me sistematizimin e ri, rreth 70% e të punësuarve shqiptarë në DSK, kanë ngritje për një ose dy shkallë”, theksoi zëvendësministri Qamili.

Sipas tij, është normale që diku mund të ketë pakënaqësi individuale gjatë këtij procesi të sistematzimit, por kjo nuk mund të prezantohet si zhgradim i shqiptarëve, por përkundrazi, bëhet fjalë për gradimin e të gjithë atyre të cilët janë ngritur në pozita më të larta udhëheqëse, falë meritave në punë dhe aftësive profesonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat