Fërçkovski: Kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar

Maqedonia

Fërçkovski: Kryeministri i ardhshëm të jetë shqiptar

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:20

Ekspertë të afërt me LSDM-në shpalosin propozim të ri në bisedimet e Grupit punues. Në tavolinë kanë shtruar kërkesën që kryeministri i ardhshëm i vendit të jetë shqiptarë…

Ish kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, në një intervistë për opinionin aktualizoi edhe një herë idenë e tij për zgjedhjen e kryeministrit me rotacion, ku sipas rregullave pas disa viteve do të duhet të zgjidhet kryeministër shqiptar.

“Çfarë do të thotë kryeministër me rotacion? Kjo do të thotë se një shqiptar do të vinte në postin e kryeministrit në një cikël në çdo dy vjet. Çka me këtë? Nuk mund që kryeministri të jetë shqiptar, a e ndaluar është kjo?”- tha analisti, Lubomir Fërçkovski.

Kjo ide, sipas Fërçkovskit, do të duhet të aktualizohet tani kur partitë po merren vesh për modelin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat