Deralla : 90 % të qytetarëve s’besojnë se deri tani ka pasur fer zgjedhje

Maqedonia

Deralla : 90 % të qytetarëve s’besojnë se deri tani ka pasur fer zgjedhje

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:17

Për shkak të shtyrjes së afateve dhe të ngecjes së proceseve demokratike në Maqedoni, nuk ka kohë për verifikimin në terren të Listës së Zgjedhësve. Për këtë arsye duhet të kërkohen zgjidhje të tjera, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i organizatës “Civil” në emisionin “10 Minuta” të TV21.

“Ne nuk kemi kohë. Në këtë moment unë mund të konfirmoj për shumë masa dhe procese që duhej të fillonin disa muaj më parë. Pra, nuk ka kohë për të kontrolluar hollësisht, për të ndryshuar rrënjësisht dhe vërtetë Listën e Zgjedhësve. Thjesht nuk kemi kohë. Për atë shkak do të përdoren zgjidhje alternative”, vlerësoi Deralla.

Ai shtoi se Maqedonia nuk ka kapacitet politik të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike. “Unë nuk besoj se në Maqedoni ekzistojnë kapacitete politike të jenë të gatshëm për të organizuar zgjedhje të lira. Andaj, kjo varet prej nesh, qytetarëve dhe qytetareve të RM. Të orvatemi të jemi forcë parandaluese, e cila do të kërkojë dhe do të qëndrojë e vendosur për të mbrojtur të drejtën për të votuar dhe të qëndrojë e patundur në kërkesën për zgjedhje të lira”, potencoi Deralla.

Sipas hulumtimit të fundit akoma të pabotuar të “Civil”, siç tha Deralla, mbi 90% e qytetarëve nuk e besojnë se ndonjëherë ka pasur zgjedhje të drejta në vend. E njëjta përqindje konsideron se ka presione të llojeve të ndryshme në bazë të përkatësisë partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat