Përfaqësuesit e komunave të Kosovës në takim me Ziadin Selën

Maqedonia

Përfaqësuesit e komunave të Kosovës në takim me Ziadin Selën

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:30

Përfaqësuesit e komunave të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Strugë në një trajnim profesional në kuadër të programit “Local Governance Academy” kanë realizuar një takim me kryetarin e komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Në këtë takim me kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela, ku pos përfaqsuesve të sektorëve dhe drejtorive të ndryshme të komunave të Republikës së Kosovës, ishin edhe përfaqsuesit e Ministrisë së pushtetit lokal, Ministrisë së mirëqenjes sociale dhe institucioneve tjera, u zhvillua një bashkëbisedim lidhur me eksperiencat krahasuese të funksionimit të pushtetit lokal, decentralizimit dhe çështjeve tjera të pushtetit vendor, njofton korrespodenti i agjencisë INA.

Nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi profesional, u shtruan shumë pyetje të karakterit të pushtetit lokal dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve lokale si pushtet i decentralizuar. Nga të pranishmit interesim të veçantë zgjonte Marreveshja e Ohrit dhe implementimi i kësaj marrëveshje në praktikë, por nuk munguan as pyetjet e çështjeve për problemet e shumta sociale etj.

Gjatë përgjigjeve që dha kryetari i komunës së Strugës, ndër të tjera sqaroi se decentralizimi i pushtetit vendor nuk është realizuar sipas kartës së decentralizimit, sepse në rastin konkret, komunat në Maqedoni kanë sektorin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, por nuk kanë kurrfar kompetenca në atë drejtim.

Ndërlaq sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, ajo ka ngecje serioze, që mbase mund të jetë edhe një pengesë shtesë për mosrealizimin e decentralizimit të plotë të pushtetit lokal-shtoi Ziadin Sela, gjatë bisedës me përfaqsuesit e komunave të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat