Brenda 24 orëve, dy refugjate lindin në Maqedoni

Maqedonia

Brenda 24 orëve, dy refugjate lindin në Maqedoni

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:17

Gjatë 24 orëve të fundit, dy refugjate të ikura nga zonat e luftës, kanë lindur në Maqedoni, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi.

Dy foshnjat janë meshkuj dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Lindjet janë kryer në Klinikën e Gjinekologjike në Shkup që për këtë klinikë është rast i parë që ka lindur ndonjë nënë refugjate.

Mjekët thanë se problemi i vetëm ka qenë që nënat nuk kanë ditur të flasin as gjuhën angleze për komunikim gjatë lindjes.

“Pacientja e parë është nga Siria, ndërsa e dyta nga Afganistani. Pacientja nga Siria lindi mbrëmë dhe për të ishte fëmija i parë që lindi me lindje spontane. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i gjinisë mashkullore.

Pacientja e dytë ishte nga Afganistani dhe për të ishte fëmija i tretë dhe gjithashtu në lindje spontane solli në jetë një djalë. Të dy foshnjat dhe nënat janë në gjendje të mirë, tha Irena Aleksiovska Popestiev, nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat