Vazhdon platforma për efikasitet energjetik - Kampanjë e re – Matematika energjetike

Maqedonia

Vazhdon platforma për efikasitet energjetik - Kampanjë e re – Matematika energjetike

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:06

Me moton “E ardhmja është e qartë- efikas në energjetikë” filloi kampanja e re edukative “Matematika energjetike”. Seriali i ri i cili do të emitohet në dy muajt e ardhshëm, ka për qëllim të edukojë publikun për kuptimin e efikasitetit energjetik dhe nevojës për ndryshim të shprehive të qytetarëve në përditshmërinë e tyre.


“Matematika energjetike” është pjesë e Platformës për efikasitetin energjetik, projket të cilin e realizon EVN Maqedoni në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë dhe Agjencionit për energjetikë. Qytetarët përmes “Matematika energjetike” do të marrin këshilla të ndryshme, ku përmes këtyre këshillave do të kenë mundësi të racionalizojnë shpenzimet e përditshme të bazuara në energjinë elektrike.
“Për ne si kompani e cila mirret me distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike më e rëndësishme është që konsumatorët në mënyrë racionale të shfytëzojnë energjinë elektrike. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm me interes për të gjithë, si dhe për të ardhmen ku të gjithë duhet të përkujdesemi së bashku për ruajtjen e resurseve”, u shpreh Shtefan Peter, kryetar i Bordit drejtuar të EVN Maqedoni.
Në vargun e rregulloreve nga periudha e kaluar ishin të miratuara dhe të përpunuara në drejtim të një aplikimi më të madh të efikasitetit energjetik nga ana e qytetarëve dhe kompanive. Me rëndësi të veçantë janë të gjitha segmentet e energjetikës, në veçanti efikasiteti energjetik, ku dhe punojmë në rritjen e vetëdijës tek të gjithë qytetarët.
“Energjetika si fushë është një ndër prioritetet e Ministrisë së ekonomisë si bazë e zhvillimit ekonomik për të tashmen dhe të ardhmen. Në veçanti në përmirësimin e vazhdueshëm dhe afrimitet më të madh, e cila është një ndër idetë kryesore në këtë bashkëpunim”, u shpreh Bekim Neziri, ministër i ekonomisë.
Kategorizimi energjetik tek shtëpitë si dhe lëshimi i pasaportave energjetik është aspekt i rëndësishëm për efikasitetin energjetik tek amvisëritë, e cila është e rëndësishme duke e pasur parasysh se pas hyrjes së Maqedonisë në Unionin Europian kjo detyrë do të jetë e detyrueshme për çdo shtëpi. Kjo temë është njëkohësisht pjesë e “Matematika energjetike” përmes ku qytetarët do të kenë këshilla konkrete se si ta rrisin efikasitetin energjeik në shtëpitë e tyre.
„Efikasiteti energjetik si fushë në periudhën e ardhshme do të jetë pjesë e stilit të jetesës sonë, këtu nuk bëhet fjalë për përzgjedhje. Mu për këtë qëllim, sa më shpejtë të edukohemi për mundësitë dhe përfitimet aq më mirë do të jetë për ne, sepse më të përgaditur do t’i mirëpresim detyrimet e ardhshme ligjore”, u shpreh Aleksandar Dukovski, drejtor i Agjencisë për energjetikë në R. e Maqedonisë.
Platforma për efikasitet energjeik i cili startoi më 2012 ka për qëllim rrijen e vetëdijës për shfrytëzim racional të energjisë elektrike tek amvisëritë, por edhe tek kompanitë. Edukimi i publikës starton me emisionin “Alfabeti energjetik” serial prej ku qytetarët u edukuan për rrugën e rrymës, nga prodhimi deri tek konsumi, ndërsa janë mbajtur puntori me përfaqësues të mediumeve dhe për kompanitë në fushën e edukimit të tyre për aplikim të efikasitetit energjetik në punën e teknologjive.
Platforma për efikasitet energjetik është shpërblyer nga çmim Nacional për përgjegjësi shoqërore, ndërsa në kuadër të aktiviteteve ishin vlerësuar edhe në Raportin e vitit 2012 në Komisionin Europian të Maqedonisë, në pjesën e rezulateve të arrituara në segmentin e efikasitetit energjetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat