Boneva kërkoi nga Zaevi që t`i publikoje të gjitha “bombat” për të

Maqedonia

Boneva kërkoi nga Zaevi që t`i publikoje të gjitha “bombat” për të

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:05

Deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, përmes rrjetit social në Facebook iu drejtua liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, duke e thirrur që t`i publikoje “bombat” në të cilat dëgjohet zëri i saj, duke vërtetuar se nuk ka dhënë asnjë fjalë jo morale ose procedurë, transmeton zhurnal.mk


“Përsëri publikisht e thërras Zaevin, që në vend të fshihet prapa portaleve të dirigjuara dhe grupeve në Facebook, të mbledh forca dhe burrërisht, si lider kryesor i opozitës i cili me projektin’ E vërteta për Maqedoninë’ do të na kthej ‘lirinë dhe demokracinë’ të dal dhe publikisht të publikoje biseda të mia nga bombat e tij, ku kam thënë një fjalë të vetme jo morale, ose të kam bërë diçka të pamoralshme. Në të kundërtën, le të dal publikisht dhe le të kërkoje falje për metodën e pandershme për eliminimin tim politik”, shkroi Boneva, transmeton zhurnal.mk
Pastaj, deputetja potencoi se në të kundërtën do t`i informoje të gjitha ambasadat për shpifjet ndaj saj.
“Nëse edhe më andej ai, dhe ato rreth tij, si dhe grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit vazhdojnë të heshtin, deri te të gjitha ambasadat do të dërgoj të gjitha shpifjet, të shohin se si Zaev, LSDM dhe koalicioni merren me një anëtar nga ekipi bisedues nga VMRO-DPMNE. Arsye për heshtje nuk ka. Ligj për ndalimin e bombave nuk ka, sidomos kur duke u fshehur prapa saj, po tenton që të më degradoj politikisht dhe njerëzisht”, thuhet në publikimin e Silvana Boneva në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat