Analistët dyshime për respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Maqedonia

Analistët dyshime për respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:52

Ligji i propozuar nga deputeti dhe ish ministri nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për ndalimin e publikimit të bombave nga radhët e LSDM-së, ka ngjallur reagime të ashpra nga analistët e vendit.

“Është një tentim i koordinuar i partnerëve qeveritar për të minuar procesin e zbatimit të Marrëveshjes së 2 Qershorit. Ky proces ka ngjallë frikë dhe dyshim te partitë e pushtetit, jo vetëm për humbjen e mundshme të pushtetit pas zgjedhjeve të 24 prillit, por edhe për rrezikun që të gjenden para drejtësisë për shkak të veprimtarive joligjore. Andaj, “bombat” ngelin mjet i cili përdoret në këtë proces të tranzicionit politik në Maqedoni dhe do të priten edhe tentime tjera për të pamundësuar debatin mbi përmbajtjen e tyre”, tha për Portalb Xhelal Neziri, analist.

Sipas juristes Mirjana Najçevska, nuk duhet të na habisin këto akte të pushtetit.

“Mendojë se ide të këtilla do të ketë edhe më tutje, nga kjo mund të shihet se dialogu politik është i vdekur dhe nuk mund të na sjell rezultate çfarë ne pritnim” u shpreh për Portalb Najçevska.

Ajo thotë se do të pasojnë lëvizje më radikale të qytetarëve që të rrëzohet ky pushtet.

“Ata nuk mund të jenë garantues as të dialogut e as të asaj se çfarë po dakordohet. Ata janë në një pozitë shumë hibride, në mes ndërmjetësuesit dhe arbitrit dhe po tentojnë, sipas meje, të mos vijë deri te radikalizimi ku do të bie edhe gjaku”, përfunon Najçevska.

Sipas një gazetarit investigativ në Maqedoni, Talat Xhaferi ka disa afera shtetërore, andaj përpiqet me çdo kusht të bllokojë publikimin e bombave me anë të ligjit, ku do dënohen me 4 vjet burg secili person që kryen veprën e tille../Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat