Nuk ka ndyshim në ligjin për mbarsje in vitro falas deri në tentimin e tretë

Maqedonia

Nuk ka ndyshim në ligjin për mbarsje in vitro falas deri në tentimin e tretë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 21:37

Nuk u miratua propozimi i LSDM-së opozitare për financim falas të mbarsjes in vitro deri në tentimin e pestë. Sipas partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së, për këtë temë mund të bisedohet në të ardhmen, por vetëm pasi që të konsultohen të gjithë ekspertët e kësaj fushe.

Kryeministri, Nikolla Gruevski, njoftoi se për fëmijë të tretë dhe të katërt, do të ketë mbarsje in vitro, maksimum deri në tentimin e tretë të pasuksesshëm. Pagesa deri më tani ka kushtuar 6.000 denarë dhe me ndryshimet e bëra, procedura do të kryhet nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë. Çdo vit rreth, 900 familje aplikojnë për in vitro për fëmijën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat