Arrestohet kryetari i Gjykatës Themelore të Kumanovës

Maqedonia

Arrestohet kryetari i Gjykatës Themelore të Kumanovës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:27

Në kuadër të aksionit të policisë në mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Kumanovë, konfirmojnë burimet e prokurorisë kompetente. Përveç kryetarit të gjykatës janë arrestuar edhe 11 persona tjerë të dyshuar për fajde dhe krime të tjera.

MPB-ja ka konfirmuar operacionin e vazhdueshëm në Shkup dhe Kumanovë kundër anëtarëve të një grupi të dyshuar për trafikim të drogës dhe armëve, grabitje dhe dhënien e parave me kamatë.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor ka mbajtur një sesion urgjent me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik për krimin e organizuar dhe korrupsionit, dhe kanë deklaruar se kanë vendosur t’i merret imuniteti kryetarit të gjykatës.

Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar se do të bëjë një hetim kundër 12 personave, ku një person kërkohet për veprat penale komplot kriminale dhe shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit, i cili i ka kryer si udhëheqës i një funksioni të lartë në Gjykatën Themelore të Kumanovës . Të 11 të dyshuar të tjerë ndiqen penalisht për vepra penale shoqërim kriminal, kamatë, kontrabandë të emigrantëve, etj. Për të gjithë 12 personat Prokurori ka propozuar masa paraburgimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat