Ministri Shabani priti delegacionin e Institutit të Kosovës për qeverisje lokale

Maqedonia

Ministri Shabani priti delegacionin e Institutit të Kosovës për qeverisje lokale

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:20

Një delegacion prej mbi dyzet anëtarë, i kryesuar nga Besnik Tahiri, drejtor egzekutiv i Institutit kosovarë për qeverisje lokale, qëndroi në Ministrinë për vetëqeverisje lokale në Shkup ku miqësisht u prit nga ministri për vetëqeverisje lokale, z. Lirim Shabani bashkë në stafin e tij shoqërues.

Ministri Shabani përshëndeti delegacionin e këtij Instituti i cili përfshinë pjesëmarës nga 6 komuna dhe nga Ministria e administrimit të pushtetit lokal të Kosovës, duke i njoftuar ata me procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë, me të ariturat dhe sfidat e ardhëshme në këtë drejtim si dhe me zhvillimin lokal dhe regjional në Maqedoni.

“Ministria e vetëqeverisjes lokale me sukses zhvillon dhe zbaton procesin e decentralizimit, që është një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe nga ajo periudhë e këtej janë bërë hapa shumë të rëndësishëm për çvendosjen e kompetencave nga niveli nacional në atë lokal me të cilat tani më menaxhojnë vetë komunat. Ky proces ecën mirë ndërsa vëmendja jonë ka qenë gjithnjë e përqëndruar në zhvillimin e barabartë lokal dhe regjional, për çfar janë sjellur ligje adekuare në përputhje me legjislacionin e vendit dhe atë të Unionit Evropian” theksoi ministrti Shabani. Ne përpiqemi, vazhdoi ai, që përmes projekteve konkrete të komunave dhe me ndihmë financiare nga fondet (IPA) dhe nga fonde tjera nga Bashkësia Evropiane të arrijmë realizimin e hapave konkret në fusha të ndryshme, të zvoglojmë dallimet mes qyteteve dhe regjioneve, zvogëlimin e dallimeve qytet - fshat me tendencë të vazhdueshme për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitarë me të gjithë rajonet kufitare që na rrethojnë.

Ministri Shabani posaçërisht theksoi faktin se për zhvillimin e komuanave, Qeveria e Maqedonisë ndanë 1(një) përqind nga BPV ose rreth 80 miljon euro ndërsa rreth 70 përqind të mjeteve ndahen për projekte regjionale.

Në emër të delegacionit të Institutit kosovar për Qeverisje lokale foli drejtori egzekutiv z.Beskin Tahiri, i cili këtë takim e vlerësoi si mundësi shumë të mirë për shkëmbimin e përvojave politikbërëse. Ai theksoi se përvojat e të dy vendeve, veçmas sfidat dhe objektivat në fushën e reformës dhe zhvillimit të qeverisjes lokale do të duhej të na shërbejnë në rrugën e përbashkët drejtë forcimit të integrimit Evropian të Kosovës dhe Maqedonisë.

Në këtë takim ministri Shabani u përgjigj edhe në shumë pyetje të parashtruara nga ana e pjesëmarësve të delegacionit nga Kosovar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat