Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga LSDM-ja të distancohen nga ofendimet e Ibrahimit

Maqedonia

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga LSDM-ja të distancohen nga ofendimet e Ibrahimit

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:03

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot kërkoi nga kolegët e LSDM-së që të distancohen publikisht nga veprimi i deputetit Enes Ibrahimi i cili dje pasdite në vazhdimin e seancës së pasdites në baza kombëtare e ofendoi deputeten Nola Ismajlovska Starova.

"Përndryshe ne do të konsiderojmë se ata kanë kërkuar që ai ashtu të veprojë dhe të ofendojë", deklaroi sot në konferencën për shtyp zëvendës koordinator i grupit të deputetëve Zoran Iliovski.

Ne jemi të habitur, shtoi Iliovski, që të gjithë deputetët e grupit parlamentar të LSDM-së nuk e heshtën dhe nuk reaguan ndaj ofendimeve të drejtpërdrejta që kolegu i tyre ua drejtoi dhjetëra mijëra qytetarëve të vendit tonë të cilët janë maqedonas me përkatësi islame fetare.

Iliovski e karakterizon ngjarjen si një incident serioz verbal dhe sulm nga ana e deputetit nga grupi parlamentar i LSDM-së ku në baza nacionale është ofenduar deputetja Ismajlovska Starova.

Deputeti Ibrahimi, i cili vjen nga Partia për Lëvizjen e Turqve është anëtar i Grupit Parlamentar të LSDM-së, dje në vazhdimin e pasdites të seancës së 67-të i është drejtuar deputetes Ismajlovska Starova me fjalët: "Më parë ishit turke, pastaj u bëtë torbeshe, tani jeni maqedone. Më 24 prill, do të shohim se çfarë do të bëhesh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat