Ndodh edhe kështu: Prishet shkolla pasi ishte ndërtuar gabim

Maqedonia

Ndodh edhe kështu: Prishet shkolla pasi ishte ndërtuar gabim

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:56

Edhepse ndërtimi i shkolave është domosdoshmëri në shumë vendbanime shqiptare, ata edhe kur ndërtohen, bëhen gabim dhe kundër projektit. Kështu ka ndodhur me shkollën fillore “Vasil Glavinov”, në fshatin Slivnik të Velesit, njofton Portalb, transmeton Bota sot..
Mësimdhënësi i kësaj shkolle, Qemal Musa thotw se disa përfaqësues të MASH-it kanë vizituar këtë objekt për të parë si po ecin punët dhe aty kanë ardhur në përfundim se shkolla nuk është realizuar ashtu siç është planifikuar.
“Erdhen përfaqësues të MASH-it për të parë punimet e objektit të ri shkollor në Slivnik dhe konstatuan se janë bërë gabime gjatë ndërtimit dhe nuk është bërë ashtu siç ishte projektuar dhe planifikuar dhe tani filluar të bëjnë ndryshime të prishin aty ku kanë gabuar dhe të rindërtojnë sërish”, tha Musa.
Ai shtoi se nuk e di tani se kur do të jetë gati, edhe pse objekti ishte shumë afër përfundimit.
“Objekti ishte pothuajse i përfunduar kishte ngelur vetëm edhe pak punë, mirëpo tani kanë filluar të bëjnë ndryshimet dhe të përmirësojnë gabimet duke rrënuar disa pjesë dhe rregulluar sërish. Nuk e dimë se kur do të jetë gati ky objekt i shumëpritur. Ne duhet të vazhdojmë në këtë gjendje të mjerueshme të zhvillojmë mësimin sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Shpresojmë që së shpejti objekti i ri do të jetë gati” shtoi Musa.
Nga MASH nuk komentojnë gabimet që janë bërë gjatë ndërtimit, por thonë se aty po punohet dhe së shpejti ky objekt shkollor do të jetë gati.
“Është duke u punuar në realizimin e projektit për ndërtimin e objektit shkollor në Slivnik, i cili së shpejti do të jetë gati”, thonë për Portalb, nga zyra për informim në MASH.
Ndryshe, 86 nxënësit e shkollës fillore “Vasil Glavinov” të fshatit Slivnik të Komunës së Velesit ndjekin mësimin në vetëm 1 klasë në kushte të mjerueshme./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat