Popovski dhe Çavkov do debatojnë me kolegët europianë për rutën e refugjatëve

Maqedonia

Popovski dhe Çavkov do debatojnë me kolegët europianë për rutën e refugjatëve

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:48

Ministri i jashtëm dhe ai i brendshëm i Maqedonisë, Nikola Popovski dhe Mitko Çavkov respektivisht, sonte do ndodhen në vizitë zyrtare në Luksemburg në konferencën europiane për rutën: “Lindja e Mesdheut-Ballkani Perëndimor”, njofton MIA, transmeton Bota sot.
Në takim, përveç të gjithë shefat e diplomacisë së huaj dhe të brendshëm, në BE, priten të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Libanit, Turqisë dhe Jordanisë si tre shtetet me numrin më të madh të refugjatëve sirianëve. Konferenca do mbahet prej 18.00 deri në 22.00 të mbremjes së sotme, e Enjte.
I gjithë ky takim ësht që të sqarohet më mirë problemi i refugjatëve, të ndihmohen ekonomikisht ata dhe të ruhen nga trafikimi njerëzor.
BE ka njoftuar që vetëm gjatë këtij viti do financojë Maqedoninë dhe Serbinë me nga 24 dhe 17 milion euro respektivisht për të rregulluar sistemin e rrugës tranzitore të refugjatëve dhe kampet e tyre.
Prej 19 Qershorit, kur ka filluar edhe regjistrimi i refugjatëve në Maqedoni, kanë hyrë legalisht mbi 110.000 refugjatë ndërsa numri i tyre mund të jetë disa herë më i madh duke pas parasysh se ata nuk presin për të kryer procedurën e azilkërkuesit, por largohen menjëherë për në kufirin serb. Kjo tregon se Maqedonia dhe Serbia janë rrugët kryesore të tranzitit për refugjatët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat