Aksion policor në fshatin Haracinë ?

Maqedonia

Aksion policor në fshatin Haracinë ?

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:18

Mediat vendase raportojnë që një aksion i madh policor ka filluar që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Haracinë të Shkupit.

Banorë të këtij Fshati thonë për "Lajm" se në fshat gjenden forca të mëdha policore që kanë arritur me disa autoblinda por nuk dinë shkakun për aksionin.

Ata janë koncentruar në një pjesë të fshatit por nuk vërehet ndonjë sjellje agresive ndaj banorëve prandaj Jeta në pjesën tjetër të fshatit po zhvillohet normalisht. As në MPB nuk tregojnë shkaqet për këtë aksion duke thënë se me informacion zyrtar do të dalin pas përfundimit të aksionit.

Por, për aksionin në fjalë ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtar nga ana e MPB-së".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat