Shqiptarët e Maqedonisë tog në mbështetje të kombëtares Kuq e Zi

Maqedonia

Shqiptarët e Maqedonisë tog në mbështetje të kombëtares Kuq e Zi

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 09:24

Shqiptarët e Maqedonisë sot me mendje dhe me zemër kanë drejtuar syt drejt stadiumit "Elbasan Arena", në mbështetje të kombëtares Kuq e Zi. Në pamundësi për të qenë fizikisht të pranishëm atje, organizime të shumta po bëhen që ndeshja të shihet në ambiente të hapura dhe me publik.

Ashtu sikurse në ndeshjet e kaluara kur luan kombëtarja shqiptare, Komuna e Çairit edhe nesër do të organizon transmetimin përmes videobimit të ndeshjes së shekullit Shqipëri – Serbi.

Organizimi do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, kurse drejtuesit e Komunës së Çairit ftojnë të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe rrethinës të bëhën pjesë e këtij evenimenti sportiv në mbështetje të kombëtares Kuq e Zi.

Ndeshja Shqipëri – Serbi e cila do të luhet nesër në stadiumin e Elbasanit, do të starton me fillim prej ora 20 e 45 minuta, që në ato momente ndeshja do të transmetohen edhe në ekranin e madh televiziv që do të vendoset në sheshin Skenderbeu”. Mijëra shqiptarë pritet të tubohen mbrëmjen e së enjtes në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të transmetohet në një ekran gjigant me nismë të tifozëve shqiptarë “Shvercerat”.

“Në ndeshjen me Serbinë ne nuk do të jemi prezent në “Elbasan Arena”, pasi nuk kemi arritur të marrin bileta. Por do të jemi këtu dhe do mundohemi prej këtu të kontribuojmë dhe ta ndihmojmë kombëtaren dhe të festojmë së bashkë sepse fitorja do të jetë e jona”, deklaroi Omer Bunjaku, lider i “Shvercerave”.

Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetje edhe nga shqiptarët që jetojnë në qytete tjera të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat