A do të bëhet rroga minimale 11 mijë denarë ?

Maqedonia

A do të bëhet rroga minimale 11 mijë denarë ?

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 09:22

Parlamenti i Maqedonisë sot duhet të vazhdon seancën e 67-të, ku mes tjerash do të debatohet për propozimin e LSDM-së që rroga minimale në vend të jetë 11 mijë denarë, e cila aktualisht është 9.590 denarë.

Fillimisht, në komision deputetët e opozitës deklaruan se gjithë qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë, dhe qeveria duhet ta aprovon propozimin për rritjen e vlerës së pagës minimale”, njofton Zhurnal.

Por partia në pushtet, VMRO – DPMNE, propozim ligjin në fjalë e llogariti propozim populist në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Duhet theksuar se në Maqedoni rroga mesatare është 380 euro, dhe në krahasim me rrogën minimale dhe me shtetet e rajonit, është në krye të listës, diferenca është më shumë se dyfish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat