Shqiptarët në KQZ do të përfaqësohen me 33 %

Maqedonia

Shqiptarët në KQZ do të përfaqësohen me 33 %

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:15

Edhe pse ende nuk kemi marrëveshje përfundimtare për Kodin Zgjedhor dhe rregullativën tjetër ligjore rreth procesit zgjedhor, katër partitë dialoguese kanë arritur marrëveshje për numrin e anëtarëve të KQZ-së. Sipas dakordimit mes palëve, tre anëtarë do ti takojnë opozitës, tre pushtetit dhe tre ekspertë që do të duhet ti votojnë deputetët në Parlament.

Burime të sigurta të Agjencisë së lajmeve “Zhurnal”, bëjnë me dije se pajtueshmëri është arritur edhe për përqindjen e shqiptarëve, komunitet që do të përfaqësohet me 33 %. Nga numri i përgjithshëm prej 9 anëtarëve, 3 nga ato do të jenë shqiptarë. Sipas marrëveshjes, 1 do ti takon partisë në pushtet, BDI, 1 partisë opozitare PDSH dhe njëri do të jetë ekspert i pavarur”.

Gjatë procesit dialogues, u paraqitën edhe kërkesa etnike siç ishte kërkesa që trupet voutese të votojnë sipas principit të votimit të dyfishtë, por që akoma nuk ka ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat