Pr/ligji për “bombat”, Lëvizja “Ajde” kundër nismës qeveritare

Maqedonia

Pr/ligji për “bombat”, Lëvizja “Ajde” kundër nismës qeveritare

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 00:42

Qytetarët të thirrur nga iniciativa qytetarë “Ajde” protestuan para Kuvendit. Qindra qytetarë njëzëri kërkuan anulimin e propozim/ligjit i cili ndalon publikimin dhe ri/publikimin e materialeve të përgjuara, të publikuara tashmë nga opozita.

Në protestë u lëshuan edhe copëza bisedash me protagonistët kryesor, kryeministrin Gruevski, Gordana Jankullovskën, Martin Protugjer, Mile Janakievski, Sasho Mijallkovin etj.

Nga iniciativa qytetare “Ajde” paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë deri sa nuk anulohet propozim/ligji. Protestës iu bashkëngjitën edhe zyrtarë të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat