Milloshoski: Vazhdojnë bisedimet për legjislativën zgjedhore

Maqedonia

Milloshoski: Vazhdojnë bisedimet për legjislativën zgjedhore

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:10

Negociatat e grupit të punës për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor në pajtim me marrëveshjen nga Përzhino, vazhdojnë sot pasdite, deklaroi deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DMNE i cili është pjesë nga negociatat.

“Duhet të themi se negociatat janë përafërsisht të vështira. Ka qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme dhe ajo që i bën qëndrimet më të ndërlikuara është që qëndrimet e caktuara të partive të caktuara politike shumë shpesh ndryshohen”, tha Milloshovski.

Për shembull, siç theksoi, gjatë ditës së djeshme ka pasur ndryshim të shpejtë të qëndrimit të LSDM-së i cili ka hequr dorë nga qëndrimi shumëvjeçar për regjistrim aktiv si një nga parakushtet e tyre për korrigjimin e Listës zgjedhore.

LSDM-ja, potencoi ai, nga viti 2014 e këtej krijon kriza të caktuara politike në bazë të mosnjohjes së zgjedhjeve, duke pohuar se 15.000 votues janë fiktivë dhe se ky është gabim në Listën zgjedhore dhe për shkak të kësaj i humbin zgjedhjet.

“Por dje në orët e hershme të mëngjesit për vetëm 150 sekonda kanë hequr dorë nga ky qëndrim njëkohësisht duke mos ofruar ndonjë tjetër, i cili mund të jetë koncept real, i cili atyre mund t’ju mundësonte të kenë besim në Listën zgjedhore”, tha Milloshoski.

E kanë shfrytëzuar, theksoi, sjelljen e djeshme të ligjit për mospublikim të materialeve të përgjuara si pretekst të caktuar për ngecje në bisedime.

Ajo që sipas tij befason është ndërrimi i shpeshtë i qëndrimeve të LSDM-së dhe insistimi i LSDM-së, Kodi zgjedhor të jetë i atillë sikur ata që imagjinojnë në parti.

“Me siguri presin mënyra e reformimit të Kodit zgjedhor të jetë njëfarë garancie për atë se ata do të mund të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme”; tha Milloshoski pas takimit me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Duda Bala.

Lidhur me votimin e diasporës Milloshoski thotë se është e qartë se LSDM-ja është kundër deputetëve të diasporës.

VMRO-DPMNE është partia e vetme, theksoi ai që ofron që ky koncept i votimit të diasporës të ekzistojë dhe të sendërtojë me hapje të vendeve të reja zgjedhore gjatë zgjedhjeve që të mundet në mënyrë të barazia e votës të jetë në përmasa me barazinë e mundësisë që të arrihet deri te vendvotimi.

“Çmojmë që diaspora e cila brenda një viti ka kontribut në bruto prodhimin vendor nacional me përafërsisht 18,5 për qind është investim i mjaftueshëm që të mund të përfaqësohet simbolikisht në Kuvendin e Maqedonisë”, deklaroi Milloshoski.

Papajtueshmëria e këtillë, potencoi ai, do të rezultojë me pranimin e propozimit të BDI-së, që tani të suspendohet votimi i diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat