Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut

Maqedonia

Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:48

Meri Nikolova, iniciatore për ndryshimin e Ligjit për amnisti, paralajmëron se shumë shpejtë do ta padisë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shkurtimin e të drejtës së të burgosurve për të nënshkruar në iniciativat qytetare.


Ajo vlerëson se për secilën iniciativë qytetare do të duhej që të mblidheshin nënshkrime në 80 komuna, ashtu si për zgjedhjet parlamentare, e jo vetëm në 33 komuna.
“Do ta padis KSHZ-në për shkurtimin e të drejtave të njeriut. Secili i burgosur ka të drejt që si qytetar ta jap nënshkrimin e tij për iniciativën qytetare.
KSHZ formalisht është përgjigjur pozitivisht në kërkesën tonë, por nuk sqaruan se pse në praktikë nuk ka mënyra se si t`i transportojnë të burgosurit deri te komunat amë për t`u nënshkruar. Në këtë mënyrë ne humbasim 6.000 nënshkrime”, deklaroi Nikolova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat