BDI nuk e inicoi ligjin për heshtjen e “bombave” të opozitës

Maqedonia

BDI nuk e inicoi ligjin për heshtjen e “bombave” të opozitës

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:57

Pjesë e marrëveshjes politike të Përzhinos ndërmjet katër liderëve politikë të Maqedonisë dhe faktorit ndërkombëtar, ishte edhe çështja e miratimit të ligjit për mospublikimin e të ashtuquajturave “bomba” të opozitës maqedonase.

“Propozim-ligji i ri për heshtjen e atyre të ashtuquajturave bomba, nuk është nismë e BDI-së. Ky ligj është propozuar konform marrëveshjes së arritur me të katër partitë relevante të skenës politike vendore dhe faktorit ndërkombëtar”, theksojnë për "Zhurnal" zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sipas tyre, tani kur vendi ka një agjendë të re politike për daljen nga kriza, ky ligj do të ndikonte shumë në relaksimin e situatës politike parazgjedhore.

Në Bashkmin Demokratik për Integrim poashtu rikujtojnë se disa herë kishin kërkuar publikimin e “bombave” pikërisht atëherë kur nuk kishte ligj dhe as prokuror special që do të merrej me ato çështje.

“Tani kur kemi prokuror special, të giitha materialet duhet të dorëzohen atje dhe të procesuohen brenda kornizave ligjore. Qëllimi është që ato materiale të mos përdoren për qëllime politike dhe shantazhim të personave të caktuar”, theksojnë për "Zhurnal" burime zyrtare nga BDI.

Ndërsa, njohës të rrethanave politike, theksojnë se me këtë askush nuk mund të garantojë se materialet nuk janë shpërndarë, dhe se ato mund të publikohen nga persona të tretë edhe nëse miratohet ligji i ri.

Mirëpo, të gjitha materialet i ka prokurorja speciale, dhe nese ka vepra penale ato duhet të procesuohen dhe nuk duhet të lejohet që të bëhet shou me bisedat private dhe jetët e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat