RDK Tetovë e gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Maqedonia

RDK Tetovë e gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:50

Dega e RDK-së në Tetovë mbajti takimin e rradhës të rregullt ku të pranishëm ishin të gjith anëtarët e degës në nivel të Komunës së Tetovës. Në këtë mbledhje të degës të pranishëm ishin edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe nënkryetari Hamdi Saiti.


Kryetari i degës së RDK-së në Tetovë Binas Pajaziti raportoi para të pranishmëve rreth aktiviteteve të degës për periudhën e fundit dymujore. Kryetari i degës informoi strukturat e degës për të gjith aktivitetet që janë bërë në terren me antarët e RDK-së dhe takimet e ndryshme me qytetarët në përgjithësi. Kryetari i degës Pajaziti kërkoi nga të gjithë anëtarët që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm.
Të pranishmëve iu drejtua edhe nënkryetari i RDK-së Hamdi Saiti i cili foli për bashkëpunimin e deritanishëm mjaft korrekt me LR-PDSH të titulluar Aleanca për shqiptarët dhe se deri më tani kjo aleancë e ka dëshmuar dhe do të vazhdoj të dëshmoj se sinqerisht është e hapur për çdo subjekt tjetër opozitar që dëshiron ti bashkangjitet Aleancës për shqiptarët me një trajtim të barabartë nga të gjith palët.
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi foli rreth situatës aktuale në vend duke theksuar se RDK-ja gjatë kësaj periudhe të turbulencave të mëdha politike ka treguar një maturi të lartë politike dhe ka ofruar ide konkrete në tejkalimin e një nga krizat më të thella politike që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot. Kryetari Memedi theksoi se kërkohet intervenimi konkret edhe i faktorit ndërkombëtarë sepse aktorët politik që e kanë krijuar këtë kaos politik nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për tejkalimin e të njëjtës. Kryetari Memedi gjithashtu kërkoi nga të pranishmit që të bëhen përpjekje maksimale për të qenë sa më të përgatitur për zgjedhjet e prillit sepse këto zgjedhje do të jenë një betejë nëmes të mirës dhe të keqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat