Do të ndryshoj Ligji për “bombat”, Zaevi dhe Thaci do ti mbështesin ndryshimet?!

Maqedonia

Do të ndryshoj Ligji për “bombat”, Zaevi dhe Thaci do ti mbështesin ndryshimet?!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:49

Propozim-ligji për ndalimin e publikimit të “bombave” do të ripërpunohet dhe do të propozohet përsëri në Parlamentin e Maqedonisë deri më 20 tetor të këtij viti për tu votuar mëson nga burime të sigurta Zhurnal.

Kështu janë dakorduar katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH në takimin e mbrëmshëm në Shkup. Pas debateve maratonike janë dakorduar që Propozim-ligji për ndalimin e publikimit të “bombave” të ripërpunohet dhe bashkarisht me LSDM-në dhe PDSH do të dorëzohet deri me 20 tetor në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndryshe në Në propozim-ligjin në fundit është propozuar që të largohen nga hapësirat mediatike të gjitha “bombat” që deri tash janë publikuar, ndërsa nëse dikush nuk e respekton këtë normë, dënimi për këtë vepër të jetë katër vite burgim.Këta ndryshime të ligjit shkaktuan reagime të shumta të cilët detyruan kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski që ta kthen ligjin edhe një herë në përpunim dhe mos e vendos në seancë parlamentare për votim.

Analistët ishin të mendimit se me këtë ligj kryeministri, Nikolla Gruevski dëshiron të vendos cenzur ndaj mediave të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat