Ish ambasadorja greke në Shkup, mollë sherri midis Bakojani dhe Koxias

Maqedonia

Ish ambasadorja greke në Shkup, mollë sherri midis Bakojani dhe Koxias

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:22

Zihen rëndë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe ish shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani për shkak të ish ambasadores së Greqisë në Maqedoni, Aleksandra Papadopulu.

Arsyeja e diskutimit politik është vendimi i Koxias që ta tërheq Papadopulu nga pozicioni përfaqësues i përhershëm grek në BE.
Bakojani e kritikoi fuqishëm për këtë vendim, duke komentuar se dëshiron që të largoje një diplomat me përvojë prej një pozite të rëndësishme për shkak të motiveve personale. Deputetja e Demokracisë së re dhe ish shefja e diplomacisë, ka kërkuar nga Koxias që ta mbaj Papadopulu në pozicion.
Sipas informacioneve, midis Koxias dhe Papadopulu ka sunduar një klimë e cunguar dhe ministri grek me shkrim e ka informuar se e tërheq nga pozicioni në Bruksel pak para zgjedhjeve. Megjithatë, pa pasur mundësi që të niset për në Greqi, Papadopulu ka marr një urdhër nga ministri i përkohshëm i punëve të jashtme Petros Molivijatis që të qëndroj aty pasi që ka qenë e pakuptueshme që në një moment kritik Greqia të qëndroje pa përfaqësuesin e saj në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat