Nuland qorton liderët e regjionit

Maqedonia

Nuland qorton liderët e regjionit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:26

Zëvendësndihmës sekretarja amerikane për Evropën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland nga Uashingtoni ka përcjell mesazh të fuqishëm për liderët e regjionit. Sipas saj, vlerat perëndimore janë para një sfidë të madhe qoftë nga jashtë por edhe nga brenda shteteve të Botës perëndimore”.

“Në regjion hapen dy plagë, nënçmimi i Demokracisë dhe Korrupsioni, të cilat e rrezikojnë ëndrrën për të cilën u dha shumë mund dhe kontribut nga viti 1989, tha zëvendësndihmës sekretarja amerikane për Evropën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland.

Duke u drejtuar para liderëve të regjionit, Nuland pyeti se si mundet që natën të flini mbi betimin e nenit 5 të NATO-s, dhe ditën të promovoni demokraci joliberale, të promovoni nacionalizëm, të ndaloni mediat e lira dhe ta diabolizioni shoqërinë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat