Xhaferi arsyetohet për ligjin e propozuar

Maqedonia

Xhaferi arsyetohet për ligjin e propozuar

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:45

Propozuesi i propozim-ligjit për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe dispozicionin e materialeve të cilat dalin nga përgjimet e bisedave telefonike, deputeti Talat Xhaferi, në një emision debutues në Tv Telma, ka deklaruar se ky ligj është rezultat i marrëveshjes politike mes katër liderëve.

Duke dhënë sqarime rreth domethënies së ligjit, Xhaferi ka pohuar se të gjithë liderët kishin rënë në pajtueshmëri që ky ligj të sillet, ndërsa BDI ka rolin e propozuesit.

Propozim-ligjit për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe dispozicionin e materialeve të cilat dalin nga përgjimet e bisedave telefonike, u mbështet edhe nga VMRO – DPMNE, kurse u kundërshtuar ashpër nga LSDM-ja. PDSH ende nuk është prononcuar rreth kësaj çështjeje.

Analistja politike Biljana Vankovska, duke komentuar ligjin e propozuar, thotë se heqja materialeve të publikuara është diçka e pamundur, dhe aq më e rëndësishme është fakti se ligji nuk ka veprim retroaktiv, kurse kjo shumë pak njerëzve mbrëmë vu kujtua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat