Zëvendësdrejtori i Doganave dhe përfaqësuesit e BFI-së pritën haxhilerët në Aeroport

Maqedonia

Zëvendësdrejtori i Doganave dhe përfaqësuesit e BFI-së pritën haxhilerët në Aeroport

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:44

Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, të shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, Lavdrim Veliu kanë pritur sot në mëngjes haxhinjtë që u kthyen nga vendet e shenjta të Arabisë Saudite pas mbarimit të kushtit të pestë të fesë Islame, Haxhit.

Prania e zëvendësdrejtorit Veliu sipas drejtuesve të Bashkësisë Fetare Islame, respektivisht muftiut të Gostivarit, Shaqir ef Fetahu, ishte shumë domethënëse në kuptim të mbështetjes logjistike që hanxhinjtë e lodhur nga rrugëtimi, tu shmangen procedurave burokratike të aeroportit, në pjesën e doganave.

Haxhinjtë që udhëtuan përmes linjës ajrore me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, pas kryerjes së kushtit të pesë, Haxhit, sot grupi i parë i tyre që në orët e para të mëngjesit, arritën në Maqedoni.

Sivjet, nga Maqedonia për ne Haxh shkuan rreth 1500 besimtare përmes organizimeve private dhe organizimit te Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat