Të gjithë ndalen, deputetët jo !

Maqedonia

Të gjithë ndalen, deputetët jo !

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:42

Debati rreth propozim-ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të parashtruar nga ana e opozitës, që u ndërpre dje në Parlament, ashtu siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski do të vazhdon sot.

Gjatë debatit të djeshëm, deputetët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar qëndrime të kundërta në raport me testimin ekstern.

Njëra palë ka kërkuar pezullim të testimit me justifikimin se me këtë nuk përmirësohet cilësia e arsimit, ndërsa të tjerët konsiderojnë se bëhet fjalë për koncept të mirë, i cili u mundëson të gjithë nxënësve të vlerësohen me kritere të njëjta.

“Ju si kryetare e Komisionit dhe VMRO-DPMNE-së vlerësoni se testimi ekstern duhet të hiqet ose jo? Ju asnjë argument nuk dhatë. Unë drejtpërsëdrejti ju pyeta se a duhet që në dëftesa të qëndrojnë notat e dobëta. Testimi ekstern është absurd, mos ju shmangni temës”- tha Goran Sugarevski nga LSDM.

“Këto ligje që i propozon grupi parlamentar i LSDM-së më duhet patjetër të them se dalin nga ligjet që i ka miratuar VMRO-DPMNE dhe Qeveria. Këtu nuk është paraqitur asgjë e re, por vetëm se është fshirë mekanizmi nga ajo që deri më tani është investuar, e cila duhet të shfrytëzohet në procesin arsimor, mekanizmi i kontrollit”- theksoi Ollga Najdenovska nga VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat