Ballistët: Shteti shqiptar dhe FSHF-ja na prenë në besë

Maqedonia

Ballistët: Shteti shqiptar dhe FSHF-ja na prenë në besë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 09:00

Grupi i tifozëve nga Tetova, “Ballistët”, kanë fajësuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vet shtetin shqiptar për prerje në besë.

Sipas tyre ndeshja në Elbasan Arena është më shumë se futboll, gjë të cilën ata e përjetojnë përherë kur bëjnë tifo në kampionatin sllavo-maqendonas.

Ndaj sipas tyre pabesia e shtetit dhe FSHF-së është e paarsyeshme, pasi me këtë gjest është treguar se ata nuk janë të mirëseardhur në Elbasan.

Komunikata e plotë e “Ballistëve”:

“Kuptojmë që kjo ndeshje është më shumë se futboll, por ju përkujtojmë organeve përkatëse që secila ndeshje që ne bëjmë në këtë kampionat sllavo-maqedonas është më shumë se futboll, ndoshta për ju ndodh që herën e parë të hasni ndeshje me tension të lart ku përplasen kombësia, feja e politika, të nderuar ne këto i kemi përjetuar çdo ditë të jetës tonë në këtë vend ku jetojmë.

Do pyesnit pse, të nderuar qysh nga formimi i KOMBËTARES SË ILIRIDËS klubit tonë KF SHKËNDIJA në çdo ndeshje tentohej pengimi dhe dëmtimi i këtij simboli, edhe i vetë shqiptarëve në ILIRIDË !

Prandaj pabesia që shteti Shqiptar dhe organet përkatëse që ia bënë tifozëve është e pa arsyetueshme !

Me këtë gjest është treguar çart që nga ana e FSHF dhe organeve tjera përkatëse nuk jemi të mirëseardhur në Elbasan.

Po ti bindeshim vendimit të FSHF apo edhe ta pranonim sado pak me mirëkuptim do të ishte vetë tradhtia ndaj gjithë tifozëve pasi që tribuna jonë përbëhet nga shqiptar të mirëfilltë dhe një gjest i tillë do të pohonte deklaratën nga FSHF në të cilën thuhej që tifozët nuk lejohen pasi që shihen si “REZIK NDAJ KOMBËTARES”.

Vlerën e kësaj ndeshjeje më shumë ia dijnë ata të cilët kurrë nuk e panë veten në shtetin e vet, dhe po të njëjtëve ju ia mohuat prezencën !

Kurse për djelmoshat që atë ditë do të dalin në fushë porosia e vetme që kemi ndaj tyre është se pa marrë parasysh se me çfarë rezultati mbaron ndeshja ata ishin, janë dhe gjithmonë do të jenë krenaria jonë !”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat