“Bomba të Zaevit”, BDI: Tani materialet të dorëzohen te prokurori special

Maqedonia

“Bomba të Zaevit”, BDI: Tani materialet të dorëzohen te prokurori special

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:49

Propozim-ligji i ri i partive politike në pushtet që të rregullohet çështja e të ashtuquajturave “Bomba të Zaevit”, duket se ka një arsyetim të shëndoshë, tani kur vendi ka një agjendë të re politike për daljen nga kriza.

Në Bashkmin Demokratik për Integrim rikujtojnë se disa herë kishin kërkuar publikimin e “bombave” pikërisht atëherë kur nuk kishte ligj dhe as prokuror special që do të merrej me ato çështje.

“Tani kur kemi prokuror special, të giitha materialet duhet të dorëzohen atje dhe të procesuohen brenda kornizave ligjore. Qëllimi është që ato materiale të mos përdoren për qëllime politike dhe shantazhim të personave të caktuar”, theksojnë burime zyrtare nga BDI.

Ndërsa, njohës të rrethanave politike, theksojnë se me këtë askush nuk mund të garantojë se materialet nuk janë shpërndarë dhe se ato mund të publikohen nga persona të tretë edhe nëse miratohet ligji i ri.

Mirëpo, të gjitha materialet i ka prokurorja speciale, dhe nese ka vepra penale ato duhet të procesuohen dhe nuk duhet të lejohet që të bëhet shou me bisedat private dhe jetët e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat