Kontroll më i madh parlamentar ndaj punës së DSK dhe AZ

Maqedonia

Kontroll më i madh parlamentar ndaj punës së DSK dhe AZ

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:14

Komisionet kuvendore për vëzhgimin e masës së posaçme hulumtuese ndjekje e komunikimeve nga ana e MPB-së, Drejtoria për polici financiare, Drejtoria e Doganave dhe MM dhe për vëzhgimin mbi punën e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim, paraqet mekanizëm të rëndësishme përmes të cilit duhet të garantohet respektimi i të drejtave themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Konventën Evropiane për mbrojnë e të drejtave të njeriut.

Ky është një nga konkluzionet i miratuar në seancën e sotme të përbashkët të komisioneve kuvendore për vëzhgimin e zbatimit të masës së posaçme hulumtuese të ndjekjes së komunikimeve nga ana e MPB-së, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë së Doganave dhe MM dhe për vëzhgimin e punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim, në rend dite të së cilës ishte lista e prioritete urgjente reformuese për RM nga Komisionet Evropiane dhe rekomandimet nga grupi i larë i ekspertëve për çështje sistemore për sundimin e së drejtës të cilat i dedikohen komunikimeve të publikuara në pranverë të vitit 2015.

Anëtarët e komisioneve dhe ekspertët prezent pas diskutimit tre orësh konkluduan se është i nevojshme komunikim i rregullt dhe papengesa me DZK dhe AZ dhe në këtë drejtim u bëhet thirrje drejtorëve detyrimisht të marrin pjesë në seancat, posaçërisht kur i shqyrtojnë raportet vjetore për punën e tyre edhe planin për punën për vitin e ardhshëm.

Theksohet se e rëndësisë së posaçme është të gjitha institucionet kompetente të ndërmarrin aktivitete që të arrihet implementim i tërësishëm i rekomandimeve dhe prioriteteve të konfirmuara në raportin e Pribesë, për sundimin e së drejtës të cilat kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve të publikuara në pranverën e viti 2015, si dhe drejtimet e dhëna në listën e prioriteteve reformuese urgjente.

Në seancë mes të tjerash u theksua nevoja për gjetjen e modelit adekuat për angazhim të ardhshëm të ekspertëve teknikë, si dhe të organizohen debate publike me pjesëmarrje të ekspertëve dhe opinionit profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat