Censurë: Qeveria propozon ligj për t’i ndaluar “bombat”!

Maqedonia

Censurë: Qeveria propozon ligj për t’i ndaluar “bombat”!

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:14

Partitë e koalicionit qeverisës VMRO dhe BDI sot në Parlamentin e Maqedonisë dorëzuan projekt-ligjin që do të ndalojë publikimin e mëtejshëm të bisedave të përgjuara.

Nëse miratohet ky ligj, do të ndalohet ri-publikimi i “bombave”, tashmë të publikuara. Ndërkaq, materialet e reja duhet të dorëzohet direkt tek prokurorja speciale.

Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së deklaroi se, mes partive ekziston një konsensus për këtë projektligj dhe se i njëjti është pjesë e marrëveshjes politike të 2 qershorit.

Pohimet e përfaqësuesve të pozitës i ka mohuar partia opozitare LSDM, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ligji në fjalë parashihet të miratohet në procedurë urgjente. Pas miratimi, Xhaferi theksoi se mediat duhet ti largojnë lajmet e publikuara lidhur me përgjimet në portalet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat