Lajme të këqija nga Brukseli për Maqedoninë

Maqedonia

Lajme të këqija nga Brukseli për Maqedoninë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:41

Raporti i progresit për Maqedoninë për vitin 2015 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e medieve, njofton agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, zgjidhja për çështjen e kontestit të emrit mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Por, raporti pritet të përmbajë paralajmërime për Maqedoninë për të shmangur veprimet dhe deklaratat të cilat mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Në qendër të vëmendjes do të jenë liria e shprehjes dhe medieve, me ç`rast do të jepen vlerësime negative lidhur trajtimin e gazetarëve dhe politizimin e skajshëm të mediave.

Administrata publike konsiderohet një zonë problematike. Ekonomia e Maqedonisë është nuk ka shënuar rritje të theksuar sa i përket viteve të kaluara. Megjithatë, komisioni vëren shumë të lartë norma e papunësisë në vend, veçanërisht tek të rinjtë.

KE do të kërkojë vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu theksohet se Maqedonia duhet të angazhohet maksimalisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioni Evropian do të shtyjë për një javë publikimin e Raportit të Progresit për Maqedoninë dhe vendet-kandidate.

Kjo u konfirmua dje pasdite në Bruksel nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Shkaku për mospublikimin në kohë të raporteve është fluksi i refugjatëve dhe agjenda e ngjeshur e BE-së mbi këtë çështje javën e ardhshme, që kulmon me mbajtjen e samitit evropian më 15 dhe 16 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat