Vanhoute: Marrëveshje do të ketë sonte vonë ose nesër në mëngjes

Maqedonia

Vanhoute: Marrëveshje do të ketë sonte vonë ose nesër në mëngjes

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:48

Ndërmjetësi i Komisionit Evropian, Piter Vanhoute, para fillimit të grupeve punuese porositi se pret marrëveshje për rregullativën e re zgjedhore sonte në mbrëmje, ose nesër herët në mëngjes.


Vanhoute nuk dëshironte që të komentoj rreth zgjidhjeve ligjore që pret t`i vendosen sot përfaqësuesve të partive me propozim të Brukselit.
Ndërmjetësuesi paralajmëroi se në takim pret që të përfshihen edhe liderët e partive.
Se është i ftuar nga misioni i BE-së në Shkup, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Grupi punues pritet që sot t`i përmbyllë çështjet më të rëndësishme si pastrimi i listës zgjedhore, votimi i diasporës dhe financimi i kampanjës parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat