Sasho Mijalkov heq dorë nga pasaporta diplomatike

Maqedonia

Sasho Mijalkov heq dorë nga pasaporta diplomatike

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:46

Pasaporta diplomatike e cila në pajtueshmëri me ligj dhe të drejtën diskrete të Ministrit mu dha nga MPJ, ende nuk e kam ngre dhe nuk e kam përdorur, deklaroi ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov për Pres 24 dhe shtoi se LSDM po e vendos në fokusin e kampanjës së zezë, pasi që nuk ka çka të afroje tjetër gjë.

“Në mungesë të ideve dhe përkrahjes së qytetarëve, në mënyrë të pritshme, LSDM përmes medieve të saj, fokusin po e vendos në kampanjën e zezë dhe sulme mbi baza personale me qëllim diskreditimi”, deklaroi Mijalkov.
Për t`iu marr edhe kjo armë e fundit dhe për të dal në shesh rruga e tyre pa krye, shtoi ai se ka vendosur që të mos e ngre pasaportën diplomatike dhe të heq dorë prej saj.
“Ngeli dhe vazhdoj të luftoj për interesat e Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Nuk kam rënë në presione më serioze dhe kërcënime e nuk do të bie as tash. Jam i bindur se qytetarët në muajin prill qartas do ta porosisin LSDM-në se çka mendojnë për destruktivitetin e saj”, deklaroi ish shefi i DSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat