Ish ministri Rushiti do ta mbështes një parti në Maqedoni!

Maqedonia

Ish ministri Rushiti do ta mbështes një parti në Maqedoni!

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:58

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti thotë se do të mbështes një parti politike në Maqedoni e cila do të kishte guximin që të verifikoj se si politikanët e dikurshëm dhe këta aktual janë bërë milioner me parat e popullit.

Ai propozon që parat dhe gjithë pasurin tjetër, shteti t'ju mer politikanëve dhe me këto para të ndërtoehn spitale, shkolla dhe të rregullohet infrastruktura për qytetarët.

Më posht e keni postimin e plotë.

Do të bëhem mbështetës i flaktë i asaj partie që do të krijojë një task force për të verifikuar pasurinë e ish politikanëve, politikanëve aktual dhe atyre të ardhshëm. Nga ajo pasuri e paligjshme që do t'u konfiskohej të ndërtohen rrugë, shkolla, spitale, etj. P.S. Nga konfiskimi i një vile propozoj të ndërtohet Teatër në Gostivar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat