Sot është dita e fundit e Kodit Zgjedhor

Maqedonia

Sot është dita e fundit e Kodit Zgjedhor

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:26

Pavarësisht se deri në 30 Shtator partitë duheshte të caktonin Kodin Zgjedhor sipas Marrëvesjes së Perzhinos, për zgjedhjet e 27 Prillit, ajo mbeti e pa caktuar duke u dhënë afat komisioneri europian, Johanes Han edhe 5 ditë deri në 5 Tetor. Sot, e Martë, është edhe afati përfundimtar ku partitë duhet të caktojnë kodin zgjedhor.
Problemi zgjedhor konsiston në votimin e diasporës, ku kryeministri Nikola Gruevski kërkon rritjen e deputetëve të tyre prej 3 në 20 të tillë dhe te caktimi i njësive zgjedhore në Maqedoni, ku përflitet edhe mbajtje e zgjedhjeve me një njësi zgjedhore si në Kosovë, prej gjashtë që kanë qenë më parë.
Zoran Zaev, kryetari i opozitës shprehet i shqetësuar për shtimin e afatave, por beson se sot do ketë një zgjidhje.
“Nga takimi me ndërmjetësuesin evropian, Peter Van Hojt, kemi konstatuar se sot, e Hënë, nuk do kemi zgjedhje, por sipas gjitha gjasave ajo do arrihet nesër,” tha dje në një konferencë të shkurtër Zaevi.
Zaevi gjithashtu theks të veçantë i dha edhe pastrimit të listës zgjedhore, ku sipas tij në Maqedoni ka 1.650 milion persona që jetojnë e veprojnë, ndërsa lista zgjedhore është me 1.78 milion njerëz.
Sipas Marrëveshjes së Perzhinos, në 20 Tetor duhet të fillojë edhe marrja e dy ministrive dhe 3 zëvendësministrive nga ana e SDSM-së, duke i dhënë rrugë krijimit të qeverisë kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve në 27 Prill. Kryeministri Gruevski duhet të japë dorëheqje në 1 Janar, 2016./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat