‘Vizioni për Maqedoninë’, projekti i LSDM-së për zgjedhjet e prillit

Maqedonia

‘Vizioni për Maqedoninë’, projekti i LSDM-së për zgjedhjet e prillit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:04

LSDM-ja filloi projektin ‘Vizioni për Maqedoninë’, përmes të cilit synon që bashkë me qytetarë dhe intelektualë, të hartojë programin për zgjedhjet parlamentare të 24 prillit. Lideri i opozitës Zoran Zaev theksoi se përmes debateve 5 javore nëpër Maqedoni, do të dëgjojnë qëndrimet e çdo qytetari.
“Prej sot hapim debat të gjerë, ku mund të merr pjesë secili i interesuar. Debati i parë është sot në Negotinë. Pas çdo dy debatesh nëpër Maqedoni, do të vijojë debat qendror në Shkup, në temën e njëjtë. Hapim mundësi për online komunikim, përmes internetit, ku secili mund të thotë qëndrim, koment ose plotësim”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
I pyetur për mënyrën e financimit të partisë së tij dhe nëse biznesmenët kanë marrë guximin për financimin e opozitës, Zaevi tha se ka pasur oferta jo-transparente dhe jo-ligjore për financimin e LSDM-së, por që sipas tij, janë refuzuar.
“Morën guxim disa biznesmenë, por deri tani gabimisht. Para të tillë nuk i duhen opozitës dhe LSDM-së. Shpresoj që biznesmenë të vërtetë, në kuadër të së lejuarës dhe në mënyrë transparente do ta ndihmojnë LSDM-në, nëse vendosin ta bëjnë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Programi i LSDM-së do të bazohet në 5 shtylla, edhe atë qeveri e përgjegjshme dhe kontroll mbi pushtetin, ndarje e drejtë e të hyrave dhe nxjerrja nga varfëria, zhvillimin e kapaciteteve vendase, ardhmëri evropiane dhe jetë më të mirë, si dhe një shoqëri për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat