Raporti i KE-së shtyhet për një javë

Maqedonia

Raporti i KE-së shtyhet për një javë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:49

Publikimi i raportit të progresit të Komisionit Evropian (KE) për vendet kandidate do të shtyhet për një javë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e KE-së Maja Kocijaçiq. ‘Kjo është paketa e parë e zgjerimit për Komisionin ‘Junker’. Paketa përfshin për herë të parë një strategji afatmesme dhe raportet për vendet do të kenë një paraqitje të ndryshme nga e kaluara.

Meqenëse mblidhet Këshilli Europian javën e ardhshme, i cili do të ketë një fokus të fortë mbi emigracionin, paketa preferohet që të paraqitet një javë më vonë për të siguruar vëmendjen e merituar publike dhe të medias’.

Raporti i sivjetmë i progresit të KE-së pritet të vlerësojë arritjet e Maqedonisë për sa i përket përmbushjes së reformave të parashtruara prej kohësh, por edhe ato të nënvizuara në raportin e Pribes, si dhe obligimet që dalin nga Marrëveshja politike. Madje rekomandimi i sivjetmë për çeljen e negociatave pritet të kushtëzohet nga përmbushja në afatet e caktuara të gjitha kushteve, të parashikuara më Marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat