“Katimerini”: Ja planet amerikane për Maqedoninë

Maqedonia

“Katimerini”: Ja planet amerikane për Maqedoninë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 16:48

Gazeta greke “Katimerini”, duke i’u referuar “dokumenteve të besueshme”, shkruan se, Insistimi i SHBA-ve për ta ftuar Maqedoninë në takime ndërkombëtare nën emrin e saj kushtetues, siç ndodhi javën e kaluar, e pengon diplomacisë greke, por në realitet, megjithatë, është tregues i politikës afatgjate të SHBA-ve.

Ndaj politikës amerikane për Maqedoninë, në masë të madhe ndikon ndihmës sekretararja e shtetit, Viktoria Nuland, “me leje ose tolerancë” të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, thekson gazeta.

Sipas dy dokumenteve të besueshme deri tek të cilat ka arritur “Kathimerini”, të postuar në ditë të ndryshme deri tek ambasadorët grek në Uashington dhe në Shkup, Panajopulos dhe Lalakos, thuhet se SHBA-tw kanw insistuar dhe kanw kryer presion për të zgjidhur çështjen e emrit.

“Më e rëndësishmja dhe ndoshta më shqetësuese është se SHBA-tw e lënw të hapur mundësinë ta ftojnë IJRM-nw të bashkangjitet drejt NATO-s, pa ndodhur ajo në samit, siç thuhet në një telegram të ambasadorit grek në Uashington, që me siguri do të shkaktojë tensione intensive në marrëdhëniet me Greqinë dhe do të detyrojë Athinën të vendosë veto”,- shkruan gazeta greke.

“Kathimerini” thekson se, ajo ishte e ftuar Maqedonia me emrin e saj kushtetues të marr pjesë në takimin ndërkombëtar të organizuar nga Xhon Keri, ku morën pjesë shtetet anëtare të aleancës kundër “Shtetit Islamik”, disa ditë ishte tema kryesore në diplomacisë greke, e cila ka bërë përpjekje për të ftuar Maqedoninë nën referencën e përkohshme.

Megjithatë, thekson gazeta, Athina u përball me refuzimin e Uashingtonit dhe siç kumtuan burimet diplomatike, rolin kryesor në atë përsëri e kishte Nuland.

Sipas “Kathimerini”­t, ambasadori grek në Maqedoni, për vizitën e Nulandit në Shkup më 13 korrik, dërgoi telegram në Athinë, në të cilin thotë:

“Porosi kyçe që dërgon Nuland janë se erdhi koha t’i vihet fundi krizës politike.

Europa dhe NATO ju presin, prandaj, mos humbni mundësi dhe zbatojini reformat e propozuara nga ana e BE­së, me mbështetjen tonë dhe sipas procedurës, ne do të përballemi edhe me zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Me të vërtetë, Nuland vendosi tre prioritete për përparimin e Maqedonisë: sjelljen e marrëveshjes ndërmjet partive për funksionim të sërishëm të Parlamentit (arritur), zbatimin e reformave (po lëvizin me peshë), ndërsa menjëherë më pas, zgjidhjen e çështjes së emrit…

Përtej atëherë, asgjë nuk ka ndryshuar dhe, siç u bë e qartë nga incidenti diploamtik në Nju­Jork, punët, siç duket, po shkojnë sipas planit amerikan, i cili është edhe evropian, dhe nga ana e BE­së këtë projekt e mbështet Gjermania, përmes komisarit Johanes Han”,- shktuan gazeta.

“Kathimerini” pohon se pak më herët, më 26 qershor, ambasadori grek në Uashington ishte në tkaim në Departamentin e Shtetit për NATO­n, ku diskutimi ishte i fokusuar në samitin e Aleancës që do të mbahet në pranverë.

Funksionarët amerikanë, gjoja, kanë evituar në mënyrë eksplicite ta bindin diplomatin grek se në samit do të ngritet edhe çështja për ftesë të Maqedonisë, dhe kanëc ekur se “nuk do të ketë befasira, por nuk përjashtojnë situata të papritura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat