Në "Alo doktor" deri më tani 55.313 thirrje

Maqedonia

Në "Alo doktor" deri më tani 55.313 thirrje

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:26

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar janë regjistruar 1.280 thirrje. Nga vendosja e linjës në shtator të vitit të kaluar deri më tani ka pasur 55.313 thirrje, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Linja është e kapshme çdo ditë, 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdolloj simptomi të përkeqësimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë janë të kapshëm për këshillë mjekësore për lajmërime të cilat janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet në Maqedoni.

Lajmërimet janë të spektrit të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më shpesh për simptome kardiovaskulare dhe respiratore, kokëdhembje, temperaturë e rritur e trupit, virus barku dhe dhimbje simptomatike.

Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simtomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat