Ministria e punëve të brendshme ka bërë ndryshime në drejtim të mbrojtes së fëmijëve në komunikacion. Ligji thotë se në veturë, në ulësen mbrapa, mund të lihet fëmijë më i vogël se pesë vjet, i vendosur në karrige të posacme, e cila është e lidhur fortë dhe e siguruar me rrypin e sigurisë së veturës në karriget e pasme.
Në ulësen përpara, mund të vendoset fëmijë deri dy vjet, nëse vetura nuk ka jastëk me ajër, dhe nëse fëmija vendoset në karrige të posacme dhe i vendosur në anën e kundërt të drejtimit dhe kahjes nga shkon vetura. Ata të cilët nuk respektojnë këtë ligj do të dënohen 35 euro ose 15 pikë negative.
Po ashtu, automjeti duhet te posedon etikete qe vendoset prapme dhe qe tregon se automjeti posedon karrige per femije, qe nenkupton se brenda automjetit ndodhen femije.
Statistikat e Ministrisë së punëve të brendshme tregojnë se këtë vit është rritur në mënyrë drastike numri i fëmijëve të vdekur nëpër aksidente.