Në Akademinë Solemne me rastin e kremtimit të 5 Tetorit mori pjesë ministri Ademi

Maqedonia

Në Akademinë Solemne me rastin e kremtimit të 5 Tetorit mori pjesë ministri Ademi

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:25

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në Akademinë solemne me rastin e kremtimit të 5 Tetorit – Ditës botërore të mësimdhënësit, e cila u mbajt në Fakultetit Pedagogjik “ Shën Kliment Ohridski” në Shkup.

– Besoj se ne të gjithë e kujtojmë emocionin e ziles së parë shkollore , kontaktin e parë me mësuesin tonë, pa dyshim që të gjithë ne e mbajmë mend еdhe kontaktin e parë me numrat dhe shkronjat.

Më vonë të vetëdijshëm për shkathtësitë që gjatë procesit arsimor i kemi fituar, krijojmë rrespektin ndaj mësimdhënësve tanë, ata të cilët na futën në botën e të shkruarit. Respekt ndaj atyre të cilët na arsimuan neve dhe gjenerata e shumë gjenerata fëmijësh, duke ligjeruar dhe përcjellur njohuritë brez pas brezi, duke realizuar misionin e tyre shumë fisnik dhe arsimor, tha Ministri Ademi në fjalimin e tij.

Dita ndërkombëtare e mësimdhënësit shtoi Ademi është shpallur në vitin 1993 nga ana e UNESKO-së me qëllim që ti jepet rrespekt dhe nderë mësimëdhënësit të cilit u është besuar funskioni më i rëndësishëm në shoqëri: arsimimi, edukimi i fëmijëve dhe të rinjëve, por edhe të rriturve në procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

– Me këtë do të vazhdohet tradita e arsimimit ndërkombëtarë të formuar qysh nga viti 1966, i cili përfshinë 166 vende dhe 26 milijon punëtorë arsimor. Republika e Maqedonisë është një nga 100 vendet që festojnë këtë ditë dhe kjo tregon se i bashkangjitet vendeve të cilat si prioritet kanë arsimimin cilësor u shpreh Ademi duke shtuar se nuk ka shumë vende të tilla si vendi ynë, vend i cili mund të tregojë traditën e gjatë shekullore për mësimdhënës.

Detyra e juaj e shenjtë është të vazhdoni procesin i cili për 23 shekuj me radhë realizohet me sukses në vendin tonë dhe në këtë mënyrë të shënoni perspektivën e progresit bazuar në njohuri, ti jepni vizion çdo individi për një të ardhme të suksesshme dhe shoqërore.

– Duke theksuar rëndësinë e rolit të profesionit mësimdhënës këtu dëshiroj të përmend edhe faktin se sot, me marrëdhëniet e ndryshuara shoqërore, avancimi i teknikës dhe kushtet e ndryshuara për përfitimin e njohurive, mësimdhënësit ballafaqohen me sfida të ndryshme. Ata para se gjithash pasqyrohen në procesin e reformave në arsim, i cili kërkon mësimdhënës të edukuar i cili ka fituar shkathtësi bashkëkohore në shfrytëzimin e teknikës informatike, njohjes së mirë të psikologjisë së fëmijëve dhe interesat e tyre të ndryshueshme, metodat interaktive, aftësitë për të organizuar punën në grupe dhe gjithsesi përkushtimin bujarë, u shpreh Ministri Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë marrë hapa të një pas njëshëm për të përmbushur këto kushte: duke filluar nga rritja e përqindjes e cila ndahet nga bruto të ardhurat vendor, e deri te pajisja e shkollave dhe organizimi i trajnimeve edukative, trajnimeve për shkathtësi informatike për mësimdhënësit, si dhe trajnime që do ti trajnojnë mësimdhënësit për vlerësim sa më objektiv.

-Jo më pak të rëndësishme janë edhe intervenimet infrastrukturore në shkollë, renovimi dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore, sigurimi i pajisjeve informatike dhe paisjet tjera, ndërtimi i sallava sportive, sigurimi i transportit falas , sigurimi i teksteve shkollore falas etj. E gjithë kjo tregon se përmirësimi i kualitetit të procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë është një nga detyrat tona më prioritare, potencoi Ministri Ademi.

Synim i Republikës së Maqedonisë është që të jetë sa më afër hapsirës evropiane arsimore, të përmbush standardet evropjane ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë të fitojnë njohuri të krahasueshme me qytetarët Evropës.

– Thellësisht të bindur se vetëm me kualifikimet e fituara reale gjeneratat e reja në të ardhmen do të mund ti përgjigjen kërkesave të sotisfikuara të profesionit që do ta kryejnë. Ne nuk do të shmangemi nga ky synim pavarësisht asaj se reformat ndonjëherë janë të vështira dhe kërkojnë punë shtesë. Nxënësit tanë kërkojnë arsim cilësor, ndërsa vendi ynë të ardhme të sukseshme. Pikërisht kjo është arsyeja që bashkëpunimi i ngushtë me Qeverinë dhe mësimdhënësit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që së bashku, si një ekip të realizojmë misionin më fisnik atë të arsimimit të gjeneratave të reja, tha Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat