“Maqedonia shtet demokratik pa liri”

Maqedonia

“Maqedonia shtet demokratik pa liri”

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:06

Maqedonia po ecë drejt autoritarizmit. Liria ka nis të humb kuptimin e saj. Me kalimin e kohës mbi institucionet po vendohet një kontroll autoritar që cenon edhe lirinë e qytetarëve kështu kanë përfunduar panelistët e ftuar në debatin publik të organizuar nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare më temë “Regullimi i tepruar ligjor dhe ndikimi i saj në lirinë e shprehjes”.

Në lidhje me temën kanë diskutuar Ana Çupeska nga Plenumi i profesorëve, nga Plenumi i studentëve Konstantin Bitkarov, Jordan Shishovski nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare dhe Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillimin e medieve.

“Ne vazhdojmë të jemi aktiv dhe nuk lëvizim nga qëndrimet e tona të mirë argumentuara për heqjen e testit shtetëror. Nuk mundet ministri të vendos për përmbajtjen e lëndëve që duhet të testohen studentët. Cdo profesorë ka mënyrë të ndryshme se si e ligjeron lëndën dhe cilat material i sheh më të përshtatshme për lëndën”, tha studenti Bitkarov duke i theksuar të panevojshme edhe dënimet drakonike në mos aplikimin e ligjit që kulmojnë edhe me dënime me burg për ata denakë që japin diploma pa iu nënshtruar studenti testit shtetëror.

Dejan Georgievski thekson se RTVM duhet të kujdeset më tepër për qytetarët. Sipas tij, Këshilli i ptogrameve në RTVM duhet të jetë më gjithëpërfshirës, në të gjitha aspektet. “Duhet intervenime në ligj. Nuk guxon të keqpërdoren fondet publike. Ligji për medie duhet të jetë më preciz. Ligji aktual nuk i mbron të drejtat themelore të gazetarëve apo mekanizmat me të cilat duhet të mbrohet gazetari”, u shpreh Georgievski duke shtuar se ligji për medie është sipërfaqësor dhe ose duhet të ridefinohet ose të tërhiqet.

Profesoresha Ana Çupeska potencon se në arsim dhe medie po aplikohen propagandat me qëllim për ta shkatërruar nevojën për kritikë, sepse pikërisht në këto dy fusha buron edhe mendimi kritik. “Insistohet në demokraci formale. Sjellin ligje që thirren në të drejtën por janë të padrejta. Kemi demokraci dhe jo liri. Na thonë se ‘gjithçka është në përputhshmëri me ligjin’, kështu duke tentuar të na i arsyetojnë aktet e tyre”, thotë Çupeska.

Jordan Shishovski duke e shpalosur analizën e Institutit për shkenca shoqërorë dhe humanitare argumentoi se rregullimi i tepruar i legjislatives e çon vendin drejt autoritarizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat