Policia ende nuk i ka identifikuar “puçistët” e BFI-së !

Maqedonia

Policia ende nuk i ka identifikuar “puçistët” e BFI-së !

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 15:05

Gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, shkruan sot se Policia ende nuk ka arritur të zbulon personat që kohë më parë kryen “invazion”, në mjediset e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, dhe që synonin të merrnin drejtimin e këtij institucioni nga duart e udhëheqësit aktual, Ris Ul Ulema hfz Sulejman ef Rexhepi”.

Nga Prokuroria Publike i thanë gazetës e të gjitha masat e nevojshme që duhej të merreshin nga ky institucion, janë ndërmarrë, por si duket konkluzion akoma nuk ka.

“Janë marrë si prova materiale video xhirimet ku dukshëm shihet se si grupi i njerëzve dhunshëm tentonte të depërton brenda ndërtesës së BFI-së”, shkruan Dnevnik.

“Sipas video materialeve, prokuroria publike dha urdhër deri tek MPB-ja për identifikimin e autorëve. Pritet që ta pranojmë përgjigjen e tyre, pas çka prokuroria do të vazhdon me procedimin e lëndës”, thanë nga Prokuroria Publike në Shkup.

Nga MPB-ja deklaruan për gazetës Dnevnik, se janë duke punuar në këtë drejtim, dhe sa po të përfundon procesi identifikues, prokuroria do të informohet.

Gjendja në BFI kulmoi kur ish muftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, i shoqëruar me një grup njerëzish, tentoi të merr nën kontroll këtë institucion. Pas disa ditëve, personi në fjalë bashkë me personat e tjerë u detyrua të lëshon objektin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat