DOM për çështjen e rregullativës zgjedhore: Mbizotërojnë interesat e ngushta partiake

Maqedonia

DOM për çështjen e rregullativës zgjedhore: Mbizotërojnë interesat e ngushta partiake

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 14:34

Partia DOM është e shqetësuar që një ditë më parë para kalimit të afatit për zgjidhjen e çështjes rreth pakos zgjedhore, biseduesit e katërshes së madhe nuk po arrijnë që t’i afrojnë qëndrimet.

“Në vend asaj, dëgjojmë propozime për modelin zgjedhor me deputetë bonus, për shkuarje në zgjedhje me Lista Zgjedhore të pa pastruara “mungesë kohe”, pa kontroll serioz me gjurmë të gishtit, për të huajt në KSHZ dhe të ngjashme, ka reaguar DOM, njofton Portalb.

DOM vlerëson se në bisedime mbizotërojnë interesat e ngushta partiake të shtrembëruara dhe nuk mbahet llogari për interesin publik.

“Sa më shpejtë duhet të organizohet tribunali civil, i cili do t’i ndjekë dhe do të debatojë publikisht proceset më të rëndësishme të skenës politike, për të ardhur në një gjendje të normalizimit! Vlerësojmë se idea ka rrjedhur nga Fakulteti Juridik, për të mundur qytetarët t’i kontrollojnë situatat, të cilat dalë-ngadalë hyjnë në një zonë të hirtë dhe po humbet besimi në procesin dhe në disa prej protagonistëve”, thuhet në deklaratën e DOM.

DOM e përsëritë pozicionin e tyre, ajo është një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe numër të barabartë të meshkujve dhe femrave në to, me votim elektronik të diasporës.

Pastaj DOM kërkon revizion thelbësor të Listës Zgjedhore dhe heqje të qindra mijërave të “votuesve-fantazmë”, për të cilët është dëgjuar në “bombat”.

Partia është kundër shtetasve të huaj në KSHZ, për të mos u de legjitimuar shteti.

“Ajo nuk do të kontribuonte në objektivitetin e KSHZ-së, por do të çonte në bisedime të reja, këtë herë, për rezultatin e zgjedhjeve, sipas vullnetit të votuesve” shtojnë nga DOM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat