Mile Janakievski nuk frikësohet nga burgu, punon 24 orë në terren për VMRO-në?!

Maqedonia

Mile Janakievski nuk frikësohet nga burgu, punon 24 orë në terren për VMRO-në?!

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 14:10

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dje ka qëndruar në qytetin e Kavadarit dhe shtabin e VMRO-DPMNE-së ku ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të pranishm shkruan Zhurnal.

Sipas një fotografie, Janakievski është i shoqëruar edhe nga ish i burgosuri për krime të luftës në Tribunalin e Hagës, Johan Tarcullovski.

Ata së bashku jozyrtarisht mësohet se kanë biseduar për planet që i VMRO-DPMNE-ja në Qytetin e Kavadarit për të rritur investimet dhe për të ulë papunësinë në këtë qytet lindor.

Nga ana tjetër, Janakivevski është bashkëpuntori më i ngusht i kryeministrit,Nikolla Gruevski i cili në “bombat” e Zaevit dëgjohej se ka bërë falsifikimin e zgjedhjeve, marrje të ryshfetit nga firmat kineze dhe raste tjera të cilët tronditën Maqedoninë.

Për këtë shkak Janakievski së bashku me ish ministren Jankullovska dhe Sasho Mijallkov para 5 muajve dhanë dorëheqje të parevokueshme.

Mirëpo angazhimi politik i Janakievskit lë dyshime se ai do të vazhdon karrierën politike dhe nuk frikësohet nga asnjë akuze e cila mund të ishte edhe me burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat