Helmohet dy gostivarase nga kërpudhat helmuese

Maqedonia

Helmohet dy gostivarase nga kërpudhat helmuese

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 13:35

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 18:30 minuta në Spitalin e Gostivarit janë dërguar K.P (67) dhe nusja e saj K.P.(30) nga lagjja “Cigllana 2″.

Gruaja më e moshuar ishte pa vetëdije, ndërsa tjetra dukshëm e hutuar. Ajo ka arritur të sqarojë se paraprakisht kanë mbledhur dhe pastaj edhe kanë ngrënë kërpudha. Më pas kanë pasur nxitje për vjellje dhe dhimbje.

Për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore, pas ndihmës së parë, ato janë transferuar në Klinikët e Shkupit dhe sipas informacioneve të para nuk janë në vetëdije.

Supozohet se helmimi është shkaktuar nga konsumimi i kërpudhave amanita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat