Shtyhet përsëri rasti “Puç”

Maqedonia

Shtyhet përsëri rasti “Puç”

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 12:53

Rasti Puç përsëri nuk është mbajtur pasi kryetari i opozitës, Zoran Zaev, nuk ka marrë pjesë në të, duke u arsyetuar se ky rast tani duhet të merret në shqyrtim nga Prokurorja Speciale dhe se gjithashtu sot ka pasur takim me ambasadorin italian në Maqedoni.

Zaevi është personi i katërt që është akuzuar në rastin “Puç”, ku sipas ministrisë së brendshme në Maqedoni, ai sëbashku me tre tjerë kanë përgatitur grusht shteti ndaj qeverisë ligjore në Maqedoni. Akuzat janë mohuar nga lideri i opozitës, ndërsa njëri nga “bashkë të akuzuarit” ka pranuar fajin pas hekurave të qelisë. Bëhet fjalë për ish drejtorin e Kundërzbulimit, Verushevskin.

Dy personat tjerë të akuzuar në rastin “Puç” janë edhe gruaja e Verushevkit dhe një ish punëtor në sigurimin e shtetit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat